Mustafa: LDK s’ka votë për Kadri Veselin, bëri veprime fëmijërore

Puigdemont lirohet nga arresti, por duhet të mbetet në Belgjikë
Dhërmiu me shëtitore të re këtë sezon turistik

Kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër në detyrë, Isa Mustafa është shprehur i bindur se në seancën e 3 gushtit nuk do të ketë votë të LDK-së për Kadri Veselin dhe as Ramush Haradinaj për themelimin e Qeverisë.

Ai tha se beson edhe në Teuta Rugoven që nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, pavarësisht lakimit të emrit të saj se do të jetë njëra nga deputet e LDK-së që do ta votojë Haradinajn për kryeministër, transmeton Kosova Press.

Muatafa shprehu besimin e tij se edhe partneret e koalicionit AKR dhe Alternativa nuk do të japin votë as për Veslin, as për Haradinajn.

Sipas tij, nuk mund t’i japin votë Veselit i cili ka sjellë vendin në krizë pasi prishja e koalicionit po i kushton vendit me humbjen e milionave.

Ai tha se kjo është një krizë sepse nuk do të thotë të ketë vetëm krizë zgjedhore. Madje Mustafa prishjen e koalicionit e ka quajtur veprime fëmijërore për interesa partiake e individuale të Kadri Veselit.

Këto komente ai i bëri gjatë pjesëmarrjes në festen tradicionale të qethjes së delve në bjeshkët e Istogut.

COMMENTS