Mustafa largohet nga rezidenca Rugova, ja çfarë thotë

Mustafa largohet nga rezidenca Rugova, ja çfarë thotë

Policia konfirmon sulmin në zyrat e PDK-së në Skënderaj
Reagon Spitali “Continental” për vdekjen e 16-vjeçares gjatë operacionit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka treguar për arsyet e vizitës së tij të para pak minutave në rezidencën e familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi për arsyet e kësaj vizite, Mustafa ka thënë se ‘nuk ka zor të tregojë’.

Besohet se vizita e Mustafës ka të bëjë me një vizitë të mëparshme në rezidencën Rugova të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte deklaruar se në këtë vizitë kishte marrë mbështetjen e familjes Rugova për krijimin e Qeverisë. Ai poashtu pati thënë se rezidenca e familjes Rugova mbetet e hapur për tu vizituar nga të gjithë.

Në ndërkohë vazhdimisht ishte raportuar se deputetja e zgjedhur e LDK-së, Teuta Rugova kishte arritur një marrëveshje me Haradinajn për të votuar këtë të fundit për të parin e Qeverisë.

Por ishte vetë Rugova që më pas përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook tha se krejt kjo u keqkuptua, pasi ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të LDK-së.

COMMENTS