Mustafa: Helmut Kohl, arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë

Kryeministri Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë Gjermane, pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit Helmut Kohl. Duke shprehu

Kryeministri Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë Gjermane, pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit Helmut Kohl.

Duke shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të arkitektit të ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl, kryeministri në largim Mustafa ka thënë se nën lidershipin e tij, u hap një kapitull i ri i historisë botërore.

‘Lidershipi i Helmut Kohl hapi një kapitull të ri të historisë botërore. Ai ishte arkitekt i riunifikimit të Gjermanisë’, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, ka vdekur dje në moshën 87 vjeçare. Ai vdiq në shtëpinë e tij në qytetin Ludvigshafen.

Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998) dhe ishte arkitetkt i ribashkimit të shtetit.

COMMENTS