Mustafa: Gjatë vitit do të hapen 25 mijë vende të reja të punës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën Ambienti i Biznesit 2017 ka thënë se pret që brenda vitit të hapen 25 mijë vende të reja pune, duk

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën Ambienti i Biznesit 2017 ka thënë se pret që brenda vitit të hapen 25 mijë vende të reja pune, duke ulur kështu normën e papunësisë në normën nën 20 për qind.

Ai ka deklaruar se korrupsioni në Kosovë është perceptim, duke shtuar se do të vazhdojë lufta ndaj kësaj dukurie.

‘Përceptimi dhe realiteti sa i përket korrupsionit nuk janë në përputhje njëra me tjetrën. Ne korrupsionin do ta luftojmë sado që të është e mundshme’.

‘Brenda dy viteve norma e papunësisë ka rënë nga rreth 35 për qind në 26 për qind. Për dy vjet kemi krijuar mbi 20 mijë vende pune. Po ashtu jam i bindur se papunësia është edhe më e ulët se këto shifra’.

‘Këtë vit do të hapim rreth 25 mijë vende të reja të punës. Po ashtu presim që norma e papunësisë të ulet nën 20 për qind’.

COMMENTS