Mustafa, deputetëve: Ju vendoseni për pagat e juaja, ne e ekzekutojmë!

Mustafa, deputetëve: Ju vendoseni për pagat e juaja, ne e ekzekutojmë!

Rikujtim: Mësimi rifillon më 16 JANAR, JO nesër!
Haradinaj: Kosova brenda 10 ditësh do ta ketë Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u ka thënë deputetëve të Kosovës se Qeveria nuk vendos për pagat e deputetëve dhe nëse vet deputetët, atëherë Qeveria do ta ekzekutojë.

Ai duke iu përgjigjur deputetit Faton Topallit, i cili tha se do të duhej që diferenca e madhe e pagës së zyrtarëve dhe pagës mesatare, ka thënë se në vjeshtë do ta sjellin ligjin për nivelimin e pagave.

Mustafa ka thënë se ka diferenca të mëdha në Kosovë dhe nuk janë në harmoni me punën që e bëjnë. Sipas tij, është punuar mjaft në ligjin për pagat, që të vlej rregulli që për punën e njëjtë të kenë pagën e njëjtë.

Mustafa tha se është kërkuar që ky ligj të trajtohet bashkë me ligjin e shërbimit civil dhe ligjin mbi organizimin e Administratës shtetërore dhe ta ofrojmë Kuvendit në vjeshtë për trajtim.

‘Ju vendosni vet për pagat e deputetëve sepse Qeveria nuk ka kompetencë për pagat e deputetëve, dhe nëse ju vendosni për uljen e pagave, atëherë ne do ta ekzekutojmë’, tha ai.

COMMENTS