Musakë me brokoli

Musakë me brokoli

Pilaf me shafran dhe mish pule
Salcë tartari

Përbërësit:
2 brokoli
500 gr mish i grirë viçi
1 kokë qepë
2 decilitra lëng domatesh
1 lugë biber i kuq
250 gr kërpudha
3 vezë
2 decilitra ajkë
4 decilitra qumësht
5 lugë vaj
erëza
kripë

Përgatitja:
Brokoli pastrohet ndahet në lule dhe zihet pakëz në ujë me kripë, pastaj kullohet nga lëngu i tepërt.

Qepa pritet në katrorka ndërsa kërpudhat priten në rriska, në pak vaj fërgohet qepa, sa të fitojë pamjë të kristaltë, e pastaj shtohet mishi i bluar i viçit.

Kohë pas kohe, gjatë fërgimit shtohet lënd domatesh, derisa të zbutet mishi.

Shtohen biberi i kuq, kërpudhat, erëza sipas shijës dhe vazhdohet me fërgim derisa të zbuten kërpudhat dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.

Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe fundi i tavës mbulohet me gjysmën e brokolit, përmbi brokoli shtrihet mbushja nga mishi dhe përmbi mish, hedhet gjysma e brokolit tjetër të mbetur.

Në enë të veçantë tunden vezët, ajka dhe qumështi, kjo përzierje derdhet përmbi brokoli, tava shkundet pakëz në mënyrë që përzierja me vezë, qumësht e ajkë të shpërndahet njëtrajtshëm.

Ju bëftë mirë!

COMMENTS