Munishi dhe gjyqtari Gashi zbulojnë të vërtetën e video-skandalit (Video)

Vitia po bëhet me stadium, punët po vazhdojnë në mënyrë intensive (Foto)
‘Messi më i miri në botë, dua të luaj me të’ (Foto)

Ismet Munishi, trajneri i Dritës, dhe gjyqtari i Superligës, Bajram Gashi, kanë zbuluar të vërtetën e një video-skandali

Në një video të publikuar nga IndeksOnline shihen trajneri i Dritës, Ismet Munishi, dhe gjyqtari Bajram Gashi. Ky i fundit, gjatë bisedës, mburret që vitin e kaluar ia ka siguruar fitoren Dritës ndaj Prishtinës.

Madje, kjo bisedë ishte bërë në prani të delegatit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Ali Ajetit. Por, akterët e përfshirë në këtë vieo-skandal kanë dhënë versionet e tyre, derisa thotë se ‘ishin vetëm llafe të kafeve’, shkruan Express.

‘Unë kam dal në kafe me Bajram Gashin dhe Edmond Zeqirin, për t’u pajtuar pasi kemi pasur probleme. Madje, unë kam pasur edhe probleme familjare me njërin prej tyre’, ka deklaruar Munishi.

‘Videon e kam parë, dhe muhabetet kanë qenë muhabete të kafeve, në të vërtetë nuk ka ndodhur ashtu. Deri më tani është parë se sa na kanë ndihmuar gjyqtarët neve’, ka theksuar Munishi.

Kurse, edhe Bajram Gashi, në një prononcim për Express, ka dhënë versionin e njëjtë si të ish-trajnerit të Vushtrrisë dhe Hajvalisë.

‘Ne jemi takuar me Ismetin Munishin. Ai ka pasur problem familje me Edmond Zeqirin dhe kanë dalë në kafe që të pajtohen. Ali Ajeti ka insistuar që të takohemi dhe të pajtohen Ismeti me Edmondin’, ka deklaruar Gashi.

‘Çdo gjyqtar gabon, por për ndeshjen të cilën kam folur unë jam notuar me notën 4, dhe nga zyrtari i FFK-së referimi im në atë ndeshje është cilësuar i shkëlqyeshëm’, ka përfunduar Gashi.

COMMENTS