Mungoi në seancën e sotme, Gjykata e Gjilanit urdhërarrest për Vali Corleone

Mungoi në seancën e sotme, Gjykata e Gjilanit urdhërarrest për Vali Corleone

FAZ: Brenda Kosovës po krijohet një Republika Srpska
Krijimi i institucioneve, peng i interesave të partive politike

Trupi gjykues miratoi kërkesën e prokurorit që ndaj të pandehurit të lëshohet urdhër-arrest meqë edhe në seancat e kaluara ka munguar me arsyetimin se gjendej në Itali, diçka që nuk e ka dëshmuar me prova.

Ndonëse ishte ftuar me ftesë të rregullt nga Gjykata në Gjilan, në seancën e sotme nuk është paraqitur as i akuzuari Princ Valentino Corleone as mbrojtësi i tij, Sherif Sherifi.

Për këtë arsye, prokurori Arben Kadriu kërkoi nga kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, që ndaj të akuzuarit të lëshohet urdhër-arrest për shkak se ai edhe më parë nuk është paraqitur në gjykatë me arsyetimin se gjendet në Itali.

Me aktvendim u aprovua propozimi i prokurorit ngase në rastet kur Corleone nuk është paraqitur në gjykatë nuk ka dëshmuar me prova se vërtetë gjendet jashtë shtetit.

Ndërsa, në seancë ishte prezent i akuzuari tjetër, Gent Qamili, i cili akuzohet se në bashkëveprim me Princ Valentino Corleonen kanë kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajta në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve”.

Qamili e Corlone dyshohen se në korrik të vitit 2013, në diskotekën “Stop” në Gjilan, kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve, ashtu që pas një marrëveshjeje paraprake, Corleone ia jep një çantë Qamilit, në të cilën gjendej një granatë dore e tipit “A1”.

‘kallxo.com’

COMMENTS