Mundësi e mirë për të rinjët: Bëhuni pjesë e Forumit Global në Dubai

Mundësi e mirë për të rinjët: Bëhuni pjesë e Forumit Global në Dubai

Ambasadori i SHBA’së i reagon Daut Haradinajt
Trump thotë se ka bërë shaka kur e ka falënderuar Putinin

Organizata ndërkombëtare Youth Time Interational Movement ka hapur konkursin për pranimin e aplikantëve.

Ambasadori i kësaj organizate Qëndrim Behluli thotë për Gazetën Liria se këso mundësi vinë jo shpesh, pra që me një buxhet të vogël të vizitoni Dubai-n, të fitoni njohuri, të certifikoheni me një certifikatë ndërkombëtare dhe gjithashtu të bëheni kanditat potencial për fitimin e një granti për realizimin e ndonjë projekti, apo nje vit bursë bachelor ose master nga Universiteti Anglo American dhe Zagreb School of Business.

Aktualisht, ekonomia botërore është duke përjetuar një krizë të zgjatur. Më tej, zvogëlimi i burimeve në një popullsi gjithnjë në rritje paraqet sfida shtesë dhe për të përmirësuar situatën si në nivel lokal dhe global, ne kemi nevojë për lloje të reja të të menduarit sipërmarrës. Qëllimi i Forumit Rinor Global 2017 është të sjellë të rinjtë së bashku për të diskutuar dhe ripërcaktuar se çfarë do të thotë të jesh sipërmarrës në klimën e sotme ekonomike.

Një nga vizionet kyçe të axhendës kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe është të zhvillojë një ekonomi të qëndrueshme të bazuar në dije, për t’u bërë një nga drejtuesit botërorë në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor. Si e tillë, qyteti kozmopolitan i Dubait ishte një zgjedhje e qartë për të pritur Forumin Rinor Global të këtij viti, i cili do të përqëndrohet në Ndërmarrësinë Etike në Kohën e një Ekonomie Konkurruese të bazuar në Njohuri.

Përmes një sërë seminaresh arsimore dhe interaktive dhe fjalimeve të drejtuara nga një ekip folësish të kualifikuar, mbi 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota do të prezantohen me mundësinë për të zhbllokuar potencialin e tyre të lidershipit dhe për të rritur rritjen profesionale.

Përveç kësaj, pjesëmarrësit e Forumit Rinor Global 2017 do të kenë mundësi të drejtpërdrejtë të aplikojnë për Grantin e Idesë së Rinisë – fituesi do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë për zbatimit e projektit të tij. Fituesit tjerë fitojnë një vit bursë bachelor ose master nga Universiteti Anglo American dhe Zagreb School of Business.

Për më shumë vizitoni linkun: http://globalforum.youth-time.org/, apo kontaktoni këtë email qendrim_behluli@hotmail.com

COMMENTS