Muffins me shije portokalli

Muffins me shije portokalli

Princess krofne
Pizza n’skarë

Të lehtë, të shpejtë e jashtëzakonisht të shijshëm. Këta muffins do t’i gatuani shumë e shumë herë…

Përbërësit:

200 gr miell
30 gr niseshte
125 gr sheqer
1/2 pluhur pjekurinash
125 ml qumësht
80 ml vaj
75 ml lëng portokalli
1 vezë
2 lëvore portokalli
pak kripë
100 gr cokollatë gatimi

Udhëzimet:

Trazojini bashkë të gjithë përbërësit e thatë (miellin, sheqerin, niseshtenë, pluhurin për pjekurina, kripën dhe lëvoren e grirë të portokallit).

Në një enë tjetër trazojini bashkë të gjithë përbërësit e lëngshëm (qumështin, vajin, lëngun e portokallit dhe vezën).

Më pas, përbërësit e lëngshëm shtojini tek përbërësit e thatë dhe trazojini mirë të gjitha.

Në kallëpët për muffins, zbrazeni 2/3 e masës së përgatitur. Më pas në mes të secili muffin vendoseni nga një copë cokollatë.

Muffinsët e përgatitur kështu piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 25 minuta (varësisht nga furra).

Pas pjekjes, muffinsët dekorojini me cokollatë të shkrirë.

Ju bëfshin mirë.

COMMENTS