Muffins me kungull

Muffins me kungull

Këta muffins portokalli do të sjellin aromën dhe shijet e vjeshtës në shtëpinë tuaj. Dekorojini me figurat që doni dhe ato do të shndërrohen në ëmbëlsira gjeniale për natën më të frikshme të vitit.

Udhëzimet

Kungullin vendoseni në një tenxhere dhe shtoni ujë aq sa ta mbulojë atë.

Ziejeni në zjarr të ngadalshëm. Pas zierjes kullojeni lëngun e tepërt.

Kungullin e nxehtë bluajeni në blender.

Miellin bëjeni bashkë me pluhurin për pjekurina, kanellën e sheqerin.

Me mikser miksojini vezët, qumështin, vajin dhe kungullin.

Dalngadalë shtoni edhe rrushin e thatë.

Kallëpët e muffinëve lyejini më gjalpë.

Mbushini me brumin e formuar dhe spërkatini me sheqer kristal.

Muffinët e përgatitur kështu piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për afro 20 minuta.

COMMENTS