MSH ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal

MSH ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal

Përse boronicat janë të mbuluara me një lloj pluhuri të bardhë
Kurti dhe Abazi në Kongresin e Partisë Socialiste të Francës

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.

Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.

Sipas MSh-së, prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 000 janë vaksina për të rritur, ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit.

‘Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478. 670.00 €. MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal’, thuhet në njoftim.

COMMENTS