Mposhtni pagjakësinë me këto produkte

Mposhtni pagjakësinë me këto produkte

Sa duhet të jetë temperatura në dhomën ku fle bebja?
Femrat e zgjuara janë konsumuese të mëdha të alkoolit

Nëse keni probleme shëndetësore të llojit anemi, mjekët japin këshilla se çfarë duhet të hani në mënyrë që ta eliminoni këtë gjendje.

Ata këshillojnë të konsumoni ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime e fruta.

Përdorimi i frutave të freskëta, të cilat përmbajnë vitamine C, ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit.

Nëse pini kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i konsumoni dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.

Hurma

Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

Karrota

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

Lule radhiqe

Lule radhiqe është jashtëzakonisht e pasur në kripëra ushqyese, të cilat pastrojnë gjakun dhe shkatërrojnë acidet në gjak.

Gjethe hithre

Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli.

Luleshtrydhja

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia.

Fiku

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

COMMENTS