MPJ mirëpret Raportin e Komisionit Evropian mbi Kosovën

MPJ mirëpret Raportin e Komisionit Evropian mbi Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme mirëpret publikimin e Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit Evropian. MPJ vlerëson se ky raport është real dhe ko

Ministria e Punëve të Jashtme mirëpret publikimin e Raportit mbi Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

MPJ vlerëson se ky raport është real dhe konstruktiv, nëpërmjet të cilit prezantohen të arriturat, sfidat dhe mbi të gjitha puna e madhe që e pret Kosovën deri në anëtarësim të plotë dhe të barabartë brenda Bashkimit Evropian, thotë kumtesa, transmeton Koha.net.

MPJ konsideron si tejet të rëndësishëm faktin se Komisioni ka vlerësuar pozitivisht, në veçanti progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, dy kritere këto të fundit të përmbushura nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, që pritet t’i hapin rrugë përshpejtimit të procesit të Liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Theksimi i të arriturave të tjera, duke përfshirë, por mos u kufizuar në fushën e zhvillimit ekonomik, Reformën e Administratës Publike, përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillim të dialogut me Serbinë janë inkurajuese për shtimin dhe rigjallërimin e përpjekjeve edhe më të mëdha në këtë drejtim.

MPJ i merr parasysh edhe sfidat e paraqitura në këtë raport, duke shprehur zotimin se ato mbeten si udhërrëfyes për Institucionet vendore në vazhdimin e rrugës tonë të palëkundur dhe të vendosur drejt integrimeve evropiane.

MPJ do të angazhohet fuqishëm dhe përkushtohet plotësisht, që në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me institucionet e tjera të linjës të jap kontributin e saj në tejkalimin e sfidave të adresuara dhe përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit të plotë dhe të barabartë brenda familjes së gjerë evropiane.

© KOHA. Të

COMMENTS