MPB e Maqedonisë ‘dorëzon’ organizatorët e dokumentuar në Prokurori

MPB e Maqedonisë ‘dorëzon’ organizatorët e dokumentuar në Prokurori

Përleshen me policinë, qytetarët s’duan t’i lëshojnë banesat në Prishtinë (Foto & Video)
Mustafa: Qeveria do të përkrahë digjitalizimin e Bibliotekës

MPB-ja i dërgon shkresë urgjente Prokurorisë Publike për marrjen sa me shpejt ne pyetje dhe ndalimin e organizatorëve të protestës .

Sipas burimeve Alsat mëson se behet fjale për të paktën 4 protestues, gjegjësisht organizator të protestës me inicialet B.D., B.I., DH.J. dhe I.D., këto persona janë dokumentuar edhe me foto album nga MPB-ja, që vërteton jo vetëm pjesëmarrjen në protestë por edhe dirigjimin e tyre gjatë dhunës së ushtruar në Kuvend.

Këto materiale i janë dërguar me shkresë urgjente Prokurorisë Publike.

Mbetet ende i paqartë roli i Prokurorisë Publike ndaj organizatoreve si dhe kualifikimit te mundshëm të veprës.

Policia vazhdon të hetoj pamjet që ka grumbulluar nga të gjitha televizionet dhe kamerat në hapësirat e kuvendit dhe punon intenzivishtë për zbardhjen e zhvillimeve dramatike në Kuvend, të ndodhura dy ditë më parë.

Ndërkohë policia është angazhuar intenzivishtë edhe në zbulimin e personave me maske mes të cilëve supozohej se kishte edhe përfaqësues të policisë.

MPB-ja po ndërmerr të gjitha masat për hetimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë.

COMMENTS