Mourinho pendohet për fyerjet gjatë përplasjeve me Wengerin

Mourinho pendohet për fyerjet gjatë përplasjeve me Wengerin

Jose Mourinho ka thënë të jetë penduar për komentet që ka bërë ndaj Arsene Wengerit gjatë rivalitetit të tyre.

Wenger të dielën pasdite viziton Old Traffordin për herë të fundit si menaxher i Arsenalit, derisa po përgatitet t’i jap fund karrierës 22 vjeçare me klubin.

Gjatë kësaj kohe, francezi ka krijuar një rivalitet të madh me Manchester Unitedin dhe Sir Alex Fergusonin, por armiqësia me Mourinhon u shndërrua në ngatërresa personale.

Mourinho sa ishte menaxher i Chelseat e quajti Wengerin ‘soditës’ dhe ‘specialist në dështime’. Të dy u përfshin në përleshje fizike në tetorin e vitit 2014.

I pyetur nëse është penduar për incidentet negative, Mourinho ka thënë: ‘Po pendohem, besoj se edhe ai pendohet’.

‘Këto janë disa gjëra të vogla që do të ishte më mirë pa to; disa gjeste, disa fjalë do të ishin më mirë të mos ndodhnin. Ndjehem më mirë pa to, nuk dyshoj për këtë’.

COMMENTS