Një shtetas nga Kosova humbi jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në afërsi të tunelit të Kalimashit. Portali zico.tv mëson se viktima ës
Një shtetas nga Kosova humbi jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Portali zico.tv mëson se viktima është Muhamet Selmani, 30 vjeçar nga Malisheva e Gjilanit. Ai po udhëtonte me një motor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit.
Si pasojë e përplasjes ai ka mbetur i plagosur rëndë.
Edhe pse është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit, shtetasi nga Kosova nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Këto të fundit kanë bërë të mundur dhe shuarjen e zjarrit në mjet që ka shpërthyer në flakë pas aksidentit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilën po udhëtonte motori.
COMMENTS