Moti për vikend

Nesër shpallën rezultatet për studentët e pranuar në konvikte për vitin 2017/2018
Rinis faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut, kurse në vise malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet e shiut do të shoqerohen edhe me fjolla te dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndersa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-7m/s.

COMMENTS