Moti i ftohtë zbutet nga dita e enjte

Moti i ftohtë zbutet nga dita e enjte

Haziri: Emri i të nominuarit për kryeministër bëhet me dije sa t’i përfundojmë koalicionet
Zgjerohen hetimet në rastin e përgjimeve nga Prokuroria Speciale

Nga dita e sotme e deri të mërkurën vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë ditën e hënë dhe të martën. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.

Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m/s.

COMMENTS