Mospërfshirja e Hadërgjonajt te Zvicra, mundësi për Kosovën

Mospërfshirja e Hadërgjonajt te Zvicra, mundësi për Kosovën

Flamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe e cilësojnë provokim (Foto)
Ronaldo nderohet me statujë më të mirë (Foto)

Mbrojtësi i krahut të djathtë, kosovari Florent Hadërgjonaj nuk është përfshirë në listën e zgjeruar te Përfaqësuesja e Zvicrës për botërorin ‘Rusia 2018’.

Seleksionuesi Vladimir Petkoviq të martën ka publikuar listën me 35 futbollistë, në mesin e të cilëve nuk është Hadërgjonaj që këtë edicion ka luajtur me goxha sukses në Premier League, me fanellën e Huddersfieldit.

23-vjeçari, tek ekipi anglez regjistroi 27 paraqitje në të gjitha garat dhe pati dy asistime, por kjo nuk mjaftoi të merret parasysh nga Zvicra.

Ai muaj më parë, pas shumë muajsh hamendje, vendosi të përfaqësojë Zvicrën para Kosovës që i bëri disa herë oferta. Shpresa e tij ishte Botërori ‘Rusia 2018’.

COMMENTS