Moschopoulos: Pa pajtimin e dy palëve s’mund të ketë marrëveshje për normalizim

Moschopoulos: Pa pajtimin e dy palëve s’mund të ketë marrëveshje për normalizim

Parakusht i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, është që Kosova dhe Serbia të jenë të gatshme edhe të japin, jo vetëm të marrin.

Kështu ka thënë ish-shefi i Zyrës greke në Prishtinë, Dimitris A. Moschopoulos, në një intervistë dhënë’Kohës Ditore’, i cili propozimin e tij për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë e ka paraqitur në studimin prej 27 faqeve me titull: ‘Kërkimi i një Marrëveshjeje Historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë – Nga paqartësitë në qartësi’.

Thelbi i marrëveshjes që propozon Moschopoulos është që Serbia ta pranojë faktin se nuk e posedon shtetësinë e Kosovës, ndërkaq Kosova ta avancojë autonominë për ‘trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe’, duk i akorduar një status special. Megjithatë, Moschopoulos ka qartësuar se propozimi i tij nuk nënkupton ndonjë lloj eksterritorialiteti.

Moschopoulos, i cili kishte vepruar në emër të Bashkimit Evropian si lehtësues për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ka thënë se marrëveshja duhet të ndërtohet mbi kompromise. Pas pensionimit nga shërbimi diplomatik grek, Moschopoulos ishte rikthyer në Prishtinë dhe në periudhën 2014-2016 për të punuar si këshilltar i institucioneve të Kosovës për trashëgiminë fetare dhe kulturore, në bazë të një kontrate me UNDP-në. Duke folur për shanset e Kosovës që të anëtarësohet në UNESCO, Moschopoulos ka deklaruar se, në rrethanat aktuale kjo është e pamundur. Ai ka listuar hapat që duhet përmbushur Kosova, para se t’ia mësyjë tentativës së dytë për anëtarësim.

COMMENTS