Mos i përdorni as kufjet derisa vozisni!

Mos i përdorni as kufjet derisa vozisni!

Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmëruese e tumorit
Loja ‘Tetris’ mund të përdoret edhe si terapi për … (Video)

Përdorimi i telefonave teksa drejton një automjet është një problem thuajse në të gjitha shoqëritë e sotme, por një kërkim i fundit i studiuesve ka dalë në konkluzionin se jo vetëm mbajtja e telefonave në dorë, por edhe përdorimi i kufjeve me ‘bluetooth’ është po aq i rrezikshëm dhe shpërqëndrues.

Studimi është kryer nga anëtarë të Universitetit të Sussex në Britani, të cilët thonë se bisedat e çfarëdolloji mund ta bëjnë drejtuesin e automjetit të imagjinojë vizualisht në lidhje me atë që po bisedon. Kjo, sepse gjatë kohës së bisedës përdoret e njëjta pjesë e trurit të njeriut, e cila normalisht duhet të shfrytëzohen për të parë rrugën.

Studimi i fundit pritet të jetë ndikues në atë që konsiderohet si nevojë e përditshmërisë për të ndaluar përdorimin e të gjithë llojeve të telefonave teksa drejtohet një automjet. Në këtë hulumtim janë përfshirë 20 meshkuj dhe 40 femra, të gjithë vullnetarë, të cilët kanë marrë pjesë në videotestime ndërkohë që drejtonin automjetet.

Një grup i këtyre vullnetarëve është lejuar të drejtojë automjetin të pashqetësuar, ndërsa dy grupe të tjera janë vënë në provë me dëgjimin e një zëri mashkulli nga një megafon rreth 90cm larg.

Pikërisht këtyre të fundit, të shqetësuar nga zëri që i mbante të lidhur përreth një bisede, u vu re se u nevojitej rreth një sekondë më shumë për t’u përgjigjur ndaj ngjarjeve të papritura nën drejtimin e një timoni, përfshi këtu kalimin e ndonjë këmbësori nga trotuari në rrugë, një makinë që lëviz në kah të kundërt, apo një makinë që lëviz ‘gabimisht’ në korsinë e gabuar përballë tyre, sikurse edhe ndonjë makinë e parkuar papritmas në një kryqëzim.

Studimi tregon se vetëm një pyetje e thjeshtë gjatë bisedës telefonike, bën që shoferi të përqëndrohet në drejtim 4 herë më pak sesa normalisht, sepse truri i tyre fokusohet ndërkohë tek përgjigjja ndaj pyetjes, në vend që të jenë të kujdesshëm mbi atë që mund t’u ndodhë përpara gjatë udhëtimit.

Studiuesi Graham Hole, lektor i psikologjisë në Universitetin e Sussexit, tha se kërkimi i fundit kundërshton ‘keqkuptimin mbarëpopullor se përdorimi i një telefoni teksa drejton një automjet është i sigurtë për sa kohë që shoferi përdor kufje dhe nuk e prek me dorë telefonin’.

‘Problemi qëndron te zbatueshmëria. Është shumë e vështirë për policin që të kuptojë nëse dikush është përdorur kufje dhe vijon bisedën telefonike’, tha ai. ‘Por në përgjithësi, mendoj se ligji duhet të ndryshohet, në mënyrë që t’u bëhet e qartë të gjithëve se, çfarëdolloj mënyre përdorimi i telefonave teksa drejton një automjet është tepër e rrezikshme’.

COMMENTS