Uji që mbetet pas zierjes së makaronave nuk duhet ta hedhni kurrsesi. Ai është i pasur me amidon dhe për pasojë gjen përdorime praktike në përditshmër
Uji që mbetet pas zierjes së makaronave nuk duhet ta hedhni kurrsesi. Ai është i pasur me amidon dhe për pasojë gjen përdorime praktike në përditshmërinë tonë.
Uji që ka dalë nga zierja e makaronave është shumë i pasur me amidon dhe kripëra të tjera minerale dhe si i tillë shërben për zbutjen e lëkurës duke siguruar një hidratim te saj deri ne thellësi.
Këshillohet veçanërisht për lëkurën e këmbëve duke shtuar në të një sasi kripe. Pas kësaj mjafton që këmbët t’i mbani në ujë për disa minuta dhe do të shihni efektin e pritshëm.
Maska për flokët.
I njëjti efekt zbutës vlen edhe për flokët. Këshillohet që larja e flokëve me këtë ujë të bëhet përpara përdorimit të shamponit.
Maskë për fytyrën.
Për këtë do të mjaftonte që të shtoni në ujin e përftuar një sasi bollguri për të marrë një përzierje me efekte të mira hidratuese.
Një tjetër përdorim i zgjuar i ujit te makaronave është edhe përdorimi i tij për të zier aty zarzavatet. Duke qenë se është i pasur edhe me kripë, në këtë rast nuk është nevoja që të shtohet një sasi tjetër kripe në zierjen e tyre.
COMMENTS