Morina largohet nga Gjilani

Morina largohet nga Gjilani

Turqia synon të jetë nikoqire e EURO 2024
Sfida Gjilani – Feronikeli, hap ndeshjet e fundjavës

Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga klubi i Gjilanit me arsyetimin se dëshiron të ruajë stabilitetin e ekipit.

Pas largimit përmes një postimi në Facebook ai ka falënderuar klubin për përkrahjen gjatë punës te Gjilani.

Ky është postimi për dorëheqjen:

‘Për shkak të situatës të fundit të krijuar në klubin SC. ‘Gjilani’, duke dashur që skuadrës t’i ruaj stabilitetin dhe harmoninë, te cilën e kemi krijuar me shumë mund e punë, nga sot jam dorëhequr nga posti i kryetrajnerit

Një falenderim i veçante shkon për të gjitha familjet Gjilanase që edhe në këtë situate, më kanë kontaktuar, e motivuar për punë.

Përherë mirënjohës e falenderues ndaj kryetarit Florim Zuka e drejtorit sportiv Naser Ajeti, të cilët gjithmonë më qëndruan krah e edhe sot shprehën përkrahjen dhe vlersuan lartë punën time.

Faleminderit shtabit teknik Albanit e Afrimit, ekonomit dhe terapeutëve të klubit që ishin gjithmonë të gatshëm që me përpikmëri të kryenin detyrat e qe ishin krahu im i djathtë për dy vite pune.

Faleminderit djelmoshave futbollistë që nuk e kursyen asnjëherë as atomin e fundit në lojë.

Nga Gjilani, po kthehem me një bagazh miqesh të rinjë, familjen Zuka dhe te tjeret, kështu duke e cilesuar veten serish si një ndër njerëzit më të pasur falë miqëve.

Me bindje të thellë them se SC.Gjilani është në rrugën e duhur për t’u bërë klub i madh, ndonëse kjo shumë kujt po i pengon.

COMMENTS