Morina: Hajvalia është hijeshia e kampionatit

Morina: Hajvalia është hijeshia e kampionatit

Drita fiton derbin e qytetit ndaj Gjilanit, afër shmangies së barazhit
Ja çfarë bëri Xhaka pas fitores së Shqipërisë ndaj Izraelit

Gjilani ka mposhtur Hajvalinë me rezultat të thellë 3-0.

Skuadra mysafire u paraqit në këtë takim si gjithnjë me futbollist të rinj dhe tejet të talentuar.

Ndërkohë trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka thënë se skuadra e udhëhequr nga Emin Bajrami është hijeshia e kampionatit.

‘E kam thënë edhe para duelit me Hajvalinë, se kjo skuadër është hijeshia e kampionatit’.

‘Vendi ynë ka përfituar futbollistë shumë cilësorë, ndërkohë që ata i pret një e ardhme e ndritur’, deklaroi Morina i cili foli edhe për ndeshjen në mesjavë që do të përballen me Lirinë.

‘Na pret një ndeshje tejet e vështirë me Lirinë, duel në të cilën do mundohemi ti përmirësojmë disa gabime të cilat i kemi shfaqur në duelin e fundit me këtë skuadër’,deklaroi trajneri prishtinas.

COMMENTS