Morena Taraku bëhet feministe, fillon punën rreth këngës për femrat (Foto)

Morena Taraku bëhet feministe, fillon punën rreth këngës për femrat (Foto)

U paralajmërua muaj më parë se do të sjell një këngë në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Por, Morena Taraku do të sjell një këngë të re që për tematikë do të ketë femrat.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa do të këndojë për fuqizimin e femrave. ‘Po vjen era femra. Shumë shpejt për më të shenjtat e botës kënga vetëm’, ka shkruar ndër të tjerash Morena në Instagram.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër rreth projektit më të ri muzikor, duke ia lënë kohës që të zbuloj të gjitha.

Së fundi, këngëtarja ka sjell një numër të fotografive të realizuar nga qyteti turistik turk, Stambolli.

Ndryshe, 25-vjeçarja pritet që të sjell edhe këngë të reja gjatë muajve në vijim.

COMMENTS