‘Moonlight’ filmi më i mirë i vitit pas një gafe të madhe në Oscar

‘Moonlight’ filmi më i mirë i vitit pas një gafe të madhe në Oscar

Qeveria s’e sheh më luftimin e korrupsionit si kusht për heqjen e vizave
Gjykatat s’merren me shkelësit e ligjit anti-duhan

Oscar-in e 89-të për filmin më të mirë të vitit 2016 e fitoi ‘Moonlight’, pasi çmimi fillimisht iu dha gabimisht filmit ‘La La Land’.

Ceremonia, e organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në SHBA, u përfshi nga kaosi, kur prezantuesja Faye Dunaway gabimisht njoftoi se ‘La La Land’ ka fituar çmimin kryesor.

Pasi aktorët dhe ekipi i filmit pranuan çmimin, u dha njoftimi se ‘Moonlight’ ka fituar në të vërtetë.

Përpara përfundimit kaotik, ceremonia u zhvillua normalisht, edhe pse ka pasur deklarata politike dhe kritika ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, përfshirë sulme për politikat e tij të imigrimit.

Një prej deklaratave më të fuqishme erdhi prej regjisorit iranian, Asghar Farhadi, filmi i të cilit ‘The Salesman’ fitoi Oscar në kategorinë e flimit më të mirë në gjuhë të huaj.

Farhadi bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste ndaj përpjekjeve të Trumpit për të goditur imigrantët.

Inxhinierja iraniane, njëherësh turiste në hapësirë, Anousheh Ansari, e mori çmimin në emër të Farhadit.

‘Më vjen keq që nuk jam me ju sonte. Mungesa ime është nga respekti për njerëzit e vendit tim dhe ata të gjashtë vendeve të tjera, që janë përçmuar me ligjin çnjerëzor, i cili u ndalon migrantëve hyrjen në SHBA’, tha regjisori Farhadi në deklaratën që e lexoi Ansari.

‘Ndarja e botës në ‘ne’ dhe ‘armiqtë tanë’ krijon frikë, një arsyetim të rremë për agresion dhe luftë’, tha tutje regjisori iranian.

Filmi i tij ‘The Salesman’ është një dramë, e bazuar në Teheran, që flet për luftën e një çifti të martuar, pasi gruaja është sulmuar në apartament, derisa ishte vetëm.

‘La La Land’, një muzikal, i nominuar për 14 Oscar-e, fitoi gjashtë, përfshirë çmimin për aktoren më të mirë dhe regjinë më të mirë.

Prezantuesi tjetër i ceremonisë në Llos Angjelles, Warren Beatty, bëri pauzë para se të lexonte emrin e fituesit të madh. Ai tha më vonë se ka hezituar kur ka parë zarfin që lexonte emrin e aktores më të mirë, Emma Stone, nga ‘La La Land’, por që u mor dhe u lexua gabimisht nga kolegia e tij.

‘Nuk është shaka. Moonlight ka fituar’, tha Beatty, duke treguar zarfin kah kamera.

Filmi ‘Moonlight’ trajton rritjen e një djali, duke kaluar një fëmijëri të rëndë në Majami, me një nënë të varur nga droga.

Një dokumentar për luftën në Siri, ndërkaq, i titulluar ‘The White Helmets’ fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë të shkurtër.

Çmimin e aktorit më të mirë e mori Casey Affleck për rolin në filmin ‘Manchester by the Sea’.

Oscar-in për aktorin më të mirë mbështetës e mori Mahershala Ali në filmin ‘Moonlight’, ndërsa të aktores më të mirë mbështetëse e mori Viola Davis në filmin ‘Fences’.

‘rel’

COMMENTS