Montreali vishet ‘kuq e zi’, kryetari i bashkisë vlerëson shqiptarët

Montreali vishet ‘kuq e zi’, kryetari i bashkisë vlerëson shqiptarët

Sonte mbyllet fushata elektorale në Kosovë
Janjiç: Amerikanët me rol ‘Operativ’ në bisedimet Kosovë – Serbi

Festat kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, bashkuan në një festë shqiptarët që jetojnë në Kanada dhe autoritetet kanadeze.

Shoqata Kulturore Shqiptare në Montreal/Kanada veshi ‘Kuq e Zi’ jo vetëm shqiptarët që jetojnë atje, por edhe të ftuarin e nderit, kryetarin e bashkisë Sud Ouest dhe kryetar i komitetit ekzekutiv të Montreal, Benoit Dorais. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të dy të veshur me xhubleta dhe shall popullor.

Zoti Dorais shprehu kënaqësinë dhe falënderimet e tij kundrejt komunitetit të shqiptarëve. Ai i uroi festën e 105- vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë për të gjithë shqiptarë si dhe garantoi se mbështetjen akoma më të madhe kundrejt këtij komuniteti.

Benoit Dorais vlerësoi faktin që, mes shumë kulturave të bukura Montréaleze gjendet edhe ajo shqiptare, me traditat e bukura që sipas tij janë të pranishme në çdo sferë të zhvillimit të shoqërisë Kanadeze dhe kjo është një arritje e madhe.

Në mbrëmjen festive të zhvilluar në sallën Le Château Royal Convention & Réception Hall, kryetarja e Shoqatës, Anila Erindi. tha ndër të tjera se ‘Montréal është qyteti me shumë kultura ku pjesë e rëndësishme është edhe kultura Shqiptare, të cilën e përfaqësojmë ne me vlerat tona shqiptare si: mikpritjen, dashurinë, miqësinë, gjuhën e bukur shqipe, traditat, zakonet, duke mbajtur gjallë vlerat e bukura të gjakut tonë shqiptar’.

E kontaktuar nga ATSH-ja, Anila Erindi tha se mbrëmja kaloi me një atmosferë të bukur mes muzikës të të gjitha zonave shqiptare duke nisur nga Kosova, Shqipëria e mesme, nga veriu në jug edhe nga Çameria.

Erindi bëri të ditur se festimet do të vijojnë përgjatë gjithë muajit të nëntorit, në nder të festave kombëtare.

COMMENTS