Momenti kur Ziadin Sela del nga spitali: Puna nuk pret! (Video)

Momenti kur Ziadin Sela del nga spitali: Puna nuk pret! (Video)

Kuvendi konstituohet sot, Qeveria votohet të shtunën
Ja kush është 30 vjeçari i vrarë sot në Gjilan, zbulohet arsyeja që shkaktoi vrasjen (Foto/Video)

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela ka dalë nga spitali klinik i Tetovës aty ku po mjekohej prej disa ditësh pas lëndimeve që mori nga turma e dhunshme që një javë më parë hyri në Kuvendin e Maqedonisë.

Qytetarë të shumtë kishin dalë në pritje të Selës, i cili tashmë trajtimin mjekësor do ta vazhdojë në shtëpi.

Ai në natën kur edhe kishte shpërthyer dhuna në Parlamentin e Maqedonisë ishte sulmuar nga huliganë maqedonas, nga edhe kishte marrë lëndime të mëdha.

Mjekët kanë kërkuar që Ziadin Sela ta vazhdojë trajtimin në spital të pakten deri në mes të javës së ardhshme.

Por, Ziadin Sela ka instituar që ai sot përfundimisht të del nga Spitali, që sipas Selës atë e pret një punë e madhe dhe angazhim i madh në politikë.
“Puna nuk pret”, ka qenë kjo fjalia e vetme që tha Ziadin Selës për portalin TetovaSot.

COMMENTS