Molla të mbushura

Molla të mbushura

Salcë për pizza
Kifle me kanellë

Dëshironi një desert të thjeshtë, të shpejtë dhe të ngrohtë, që të shkrin në gojë?

Zgjidhja është: molla të mbushura.

Përbërësit:

4 molla
1/2 limon
4 lugë gjalpë
¾ gotë drithëra me fruta të thata (Müsli)
2 lugë sheqer kafe
¼ gotë arra të thërmuara

Udhëzimet:

Furrën ngroheni në 220 gradë.

Mollat lajini, largojuni bishtat duke formuar një gropëz në vendin e tyre. Lyejini me lëngun e limonit.

Në një enë bashkoni gjalpën, drithërat, sheqerin e arrat.

Me këtë masë mbushni mollët.

Mollat e mbushura vendosni në furrën e parangrohur për 20 minuta ose derisa të zbuten.

COMMENTS