Mogherini ia dorëzon Ramës Raportin e progresit

Mogherini ia dorëzon Ramës Raportin e progresit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së , Federica Mogherini po qëndron në Tiranë në kuadër të turnit Ballkanit ku i ka dorëzuar kryeministrit, Edi Rama, Raportin e progresit i cili përmban rekomandimin për hapjen e negociatave.

Urime ka thënë në shqip, Mogherini duke vazhduar të tregojë për sukseset e Shqipërisë në agjendën evropiane.

Rama në këtë rast ka kërkuar nga opozita që të mos flas keq për vendin kur ndodhet në vizita jashtë vendit duke thënë se nuk duhet që Basha të ushqejë zyra deputetësh me gënjeshtra.

‘E ftoj Bashën dhe opozitën të bëhemi bashkë një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim jashtë për këtë vend.Nuk kam fituar unë, nuk ka fituar PS. Ka fituar e gjithë Shqipëria, se e dinë të gjithë që shqiptarët të majtë e të djathtë nuk kanë mes tyre asnjë ndasi kur vjen puna për këtë endërr.Shqipëria ka boll në Europë nga ata që duan t’i nxjerrin bishta dhe nuk e kanë problem t’i vënë shkopinj nën rrota’, ka thënë Rama.

Mogherini është takuar edhe me presidentin, Ilir Meta.

COMMENTS