Modelja me shami: Unë do triumfoj në industrinë e modelimit (Foto)

Modelja me shami: Unë do triumfoj në industrinë e modelimit (Foto)

Shahira Yusuf është modelja myslimane me shami që prej deklaratës së saj të fundit është bërë e pranishme në lajmet e të gjithë botës.

‘Unë nuk jam Kenndal Jenner por jam një vajzë myslimane me ngjyrë nga lindja e Londrës, dhe do të triumfoj në industrinë e modelimit’.

Ajo thotë se industritë e modës nuk janë ende gati për të pranuar diversitetin.
E lindur në Somali, 20-vjeçarja thotë se do të sjellë stuhi në fushën e modës.

Nuk do të jetë si gjithë modelet e tjera ajo do të bëjë ndryshim dhe sigurisht të bëjë krenarë ata që e kanë mbështetur.
Shahira ka shumë besim tek aftësitë e saj, e tregon se të gjitha vajzat në botë janë të bukura.

Ato nuk kanë nevojë të ndjekin një stil apo një lloj bukurie pasi secila është e bukur në formën e saj.
Për të është e rëndësishme që vajzat të jenë unike.

COMMENTS