Modeli që mbetët ndër më të kërkuarit jo vetëm në Kosovë (Foto)

Modeli që mbetët ndër më të kërkuarit jo vetëm në Kosovë (Foto)

Marina dhe Luana, princeshat e akullit! (Foto)
Ky është ‘Haremi’ i Tarabuka Band dhe Dj Star (Video)

Është fytyrë e njohur tashmë, pasi që tash e sa vite e shohim nëpër reklama, spote të ndryshme televizive dhe në evente të kreatorëve të ndryshëm kosovarë, e po ashtu edhe të atyre në Shqipëri.Karrierën e tij prej modeli e ka filluar 13 vite më parë, e po me aq pasion vazhdon këtë punë ta bëjë edhe tani.

Ky është modeli Bekim Shllaku, i cili në fushën e modës ka hyrë si i ri, por kërkesat për të ende mbeten të mëdha.

Shllaku në një intervistë për KosovaPress, teksa tregon për projektet e tij, thotë se nuk do të ndalet me kaq dhe se e presin projekte tjera të mëdha, pasi që nuk mungojnë ofertat që ai të jetë imazh i ndonjë kompanie, e po ashtu ka oferta edhe nga këngëtarë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria, që ai të jetë pjesë e spoteve të tyre.

Së fundi ka realizuar edhe një projekt në bregdetin shqiptar, të cilin thotë se e ka bërë me shumë kënaqësi.

‘Ka mjaftë projekte në reklama të kompanive të ndryshme që mua me kërkojnë të jem imazh i tyre. Ishte dhe kjo e ‘Prishtina Fashion Night’, që është realizuar më parë. Kisha dhe një tjetër ku ajo u realizuar për Hotel ‘International Prishtina’. Tani janë zgjeruar kërkesat për të qenë imazh i shumë kompanive të mëdha, si në Kosovë. Po ashtu dhe në Shqipëri, dhe nga këto kërkesa kam përfunduar një projekt të madh në bregdetin shqiptar me njërin nga produksionet me të mira në Shqipëri. Reklamë kjo e cila tani më po shfaqet në mediat atje. Së fundi isha i angazhuar rreth projektit me KFOR-in, për trashëgimi kulturore, përveç se jam i kërkuar për reklama televizive, shpesh here kam ftesa edhe nga këngëtarët nga Kosova dhe nga Shqipëria, që të jem pjesë e spoteve të tyre’, tha ai.

Thotë se për realizimin e të gjitha projekteve angazhohet maksimalisht dhe të gjitha për të kanë rëndësi, por e veçon pjesëmarrjen në ‘Prishtina Fashion Night’, ku përveç se ishte imazh i këtij evenimenti, ka bërë edhe hapjen e tij, e që për të ishte një përvojë tejet e mirë.

‘Në Prishtina Fashion Night ishe një përvojë mjaft e mirë dhe e realizuar me shumë sukses, pasi që ishte edhe projekti i parë që unë bashkëpunoj me PNF. Realizimi ishte më ndryshe dhe ishte një projekt mjaftë i arritur, si nga ana e fotografit Veton Osmani dhe po ashtu nga veshja që kisha nga Enkeleda Shatri, e që krejt kjo ishte diçka natyrale. Po, natyrisht që jam ndier komod dhe mjaft mirë gjatë hapjes së eventit, meqenëse isha edhe imazh i PNF 2017, pa dyshim që do duhet të bëja edhe hapjen e natës së parë. Dua të theksoj që bashkëpunimi me Blodin Karaxha ka qenë në çdo detaj i realizuar super mirë dhe i arritur, shpresoj të kemi bashkëpunime të tilla prapë’, tha ai.

E meqenëse kërkesat s’kanë të ndalur për modelin Shllaku nga kompani të ndryshme, ai nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të jetë edhe pjesë e ndonjë filmi, pasi që për këtë ka pasur ftesa.

‘E bukura e gjithë kësaj qëndron se unë kam kërkesa të shumta për reklama televizive të kompanive dhe të kreatorëve të ndryshëm, për të qenë imazh i kreacioneve apo reklamave të ndryshme nga produksione të mëdha si në Kosovë dhe jashtë saj, padyshim që i mirëpres. Normalisht duke parë skenarin dhe rolin, si dihet ndonjë ditë mund të jem pjesë e ndonjë filmi, pasi që dhe për këtë më kanë propozuar’, thotë ai.

E Shllaku nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe pse ka dhe një punë tjetër ku punon si menaxher marketingu dhe është baba i dy vajzave, thotë se edhe për shumë kohë do të jetë i pranishëm në skenë si model, pasi që këtë punë e bënë me një pasion të madh. Me gjithë angazhimet që ka, asnjëherë nuk e lë anash Fitness-in, me qëllim që ta mbajë veten në top formë dhe që vitet të mos lënë gjurmë në linjat e tij.

‘Mendoj që rrugëtimi im si model do të zgjas, pasi që e ruaj dhe mirëmbaj veten, duke i kushtuar rëndësi fizikut, përkundër angazhimeve të shumta që kam në jetën e përditshme si familjar, ashtu edhe në punën që bëj në marketing’, tha ai.

COMMENTS