Mjekësia ligjore pritet të dalë me raport zyrtar për vdekjen e Makollit

Eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se instituti i mjekësisë ligjore dje ka pranuar trupin e të ndjerit Naser Makolli.

Makolli, i cili vdiq në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, dhe që ishte i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, sipas njoftimit zyrtar më parë kishte pasur probleme shëndetësore. Makolli ishte shok dhome me të ndjerin aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin, që vdiq në burgun e Prizrenit pesë muaj më parë.

‘Trupi është pranuar dje dhe tani për pak minuta pritet të nis obduksioni. Është një komision që në raste më specifike caktohet që të jetë pjesëmarrës në obduksion. Kjo është bërë në bashkëpunim me prokurorin e rastit. Për rezultate duhet të presim sepse krejt varet se çfarë analiza do të na duhet të kryejmë sepse kemi kërkuar edhe historinë e tij të trajtimit, sepse ai ka qenë në trajtim mjekësor aq sa kam informata’ Arsim Gërxhaliu për KTV.

Në Interaktiv të KTV-së, deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se familja e Makollit kishte thënë se Naser Makolli ishte mirë dy ditë para vdekjes.

COMMENTS