Mitrovicë, vrasësi i Ermalit është në arrati

Ka ndërruar jetë 23 vjeçari që u qëllua mbrëmë në një lokal në Mitrovicë.

I ndjeri Ermal Kamberi, ndërroi jetë si pasojë e marrjes së 3 plumbave nga atentatori, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se tre gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, dhe se ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq organet e hetuesisë janë duke e hetuar rastin.

Zahiti ka bërë të ditur se njësitë përkatëse janë ende në kërkim të dorasit i cili qëlloi me armë viktimën.

COMMENTS