Mitrovicë, Digjet vetura e Oliver Ivanoviqit

Vajza e Bajram Rexhepit me fjalë prekëse pas vdekjes së tij
Vdes axha që vrau nipin sot në Gjilan (Video)

Vetura e markës ‘Passat’, në pronësi të Oliver Ivanoviqit, kryetar i Iniciativës Qytetare, ‘Serbia, Demokracia, Drejtësia’, është djegur rreth orës 4 të mëngjesit, në qendër të qytetit të Mitrovicës, para ndërtesës ku ai jeton me familje.

Lajmin e ka konfirmuar vet Oliver Ivanoviq.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë rajonale për Mitrovicën veriore, Besim Hoti ka se vetura është djegur dhe se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një djegie të qëllimshme.

Sipas tij, Policia po kryen hetime duke e cilësuar këtë si rast i rrezikut të përgjithshëm. Lidhur me motivet, Hoti ka thënë se në këtë fazë të hetimeve është shumë herët të flitet.

‘rel’

COMMENTS