Mitchell: Sërbia të vazhdojë dialogun me Kosovën

Mitchell: Sërbia të vazhdojë dialogun me Kosovën

Përurohen punimet në segmentin Smrekovnicë – Gojbulë
Gruaja e Ivanoviqit: Ata që ma vranë burrin të mos flenë të qetë

Ndihmëssekretari i SHBA-së, Wes Mitchell, në takimin e tij në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, theksoi se dialogu me Kosovën është alternativë e vetme për avancim drejt BE-së.

Ndihmëssekretari i SHBA-së, Wes Mitchell, në takimin e tij në Beograd me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se Serbia është një nga shtetet me rëndësishme në stabilitetin e rajonit.

Mitchell dhe Daçiq biseduan veç tjerash edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, si rrugë e vetme drejt BE-së, njoftojnë mediet serbe.

‘SHBA vazhdimisht ka mbështetur rrugën e dialogut si të vetmen alterantivë drejt Brukselit’, deklaroi Ndihmësi i Sekretarit të SHBA-së për Evropë e Azi, Ves Mitchell, transmeton RTK.

Bëhet e ditur se Mitchell do të ketë takime edhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

COMMENTS