‘Miss Australia-s’ , kërkojnë t’i merret kurora pse është myslimane (Foto)

‘Miss Australia-s’ , kërkojnë t’i merret kurora pse është myslimane (Foto)

Cardi B së shpejti nuse (Foto&Video)
Anxhelina në shtrat me grimerin e motrave Kardashian

Esma Voloder‚ vajza me origjinë nga Bosnje e Hercegovina, është shpallur ‘Miss Australia’. Fitorja e saj ka nxitur shumë reagime.

Ka të tillë që kanë thënë se bukuroshja nuk mund të shpallet më e bukura e Australisë, duke qenë se është myslimane.

Qytetarë të shumtë kanë kërkuar nga organizatorët që t’ia marrin kurorën.

‘Ua fal atyre njerëzve. Mendoj se të gjitha ato pohime vijnë kryesisht nga keqkuptimet. Shpresoj se do të thyhen barrierat e tilla ndërmjet njerëzve, ashtu që unë do të jem ajo që jam’, ka thënë 25-vjeçarja.

Ajo ka kërkuar edhe tolerancë më të madhe për myslimanët në Australi, ndërsa ka thënë se nuk menon se islami e ka definuar identitetin e saj.

Bukuroshja ka lindur në një kamp refugjatësh, pasi prindërit e saj kishin ikur nga lufta në Bosnje e Hercegovinë në vitet e nëntëdhjeta.

Esma aktualisht është duke u përgatitur për garën e bukurisë, ‘Miss Bota’, që do të zhvillohet në Kinë.

COMMENTS