Mish pule me verë të zezë

Mish pule me verë të zezë

Zuppa emiliana
Biskota pa sheqer

Për të gjithë adhuruesit e mishit të pulës, sjellim një recetë të shijshme të përgatitjes së tij me verë të zezë.

Përbërësit:
1 kg shpatulla ose kofshë pule
500 gr patate
4 karrota
2 qepë
150 ml verë të zezë
100 ml uthull
2 lugë gjelle pure domatesh
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

Verën trazojeni bashkë me uthull, purenë e domates, kripë, e piper. Më pas masën hidheni mbi mishin e pulës.

Mishin lëreni të marinohet për 30 minuta.

Patatet lajini e pastrojini, pritini në copa të medha dhe vendosini të ziejnë në ujë të vluar për 5 minuta.

Pastaj kullojini dhe renditini në tepsinë e lyer me yndyrë.

Shtoni qepën e karrotëntë prera në copa të mëdha. Sipër perimeve shtroni mishin e pulës.

Tavën mbulojeni me folie alumini dhe vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30 minuta. Pastaj largojani folien e aluminit dhe vazhdoni pjekjen për edhe 30 minuta të tjera.

COMMENTS