Mish pule e makarona në tigan

Mish pule e makarona në tigan

Copëza pule të pjekura në hell, uthull balsamike dhe mjaltë
Ëmbëlsirë e lëngshme me çokollatë

Përbërësit për 4 persona:

300 gr makarona
250 gr filetë pule
100 gr karota
150 gr kokrra misri
150 gr bizele (të ngrira, ose të konservuara)
100 gr ajkë e thartë
30 gr margarinë ose vaj
1 qepë
2 thelpinj hudhre
kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një enë me ujë të valë e kripë, makaronat qiten të zihen për 8 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhen në kulluese.

Mishi lahet dhe prehet në copa mesatare të mëdha. Qepa e hudhra qërohen e grihen imët.

Margarina qitet në tigan, kaurdisen qepa e hudhra, pastaj qitet mishi dhe së bashku kaurdisen për 5 minuta.

Ndërkohë, karotat qerohen e prehen në formë shkopinjsh të hollë dhe qiten në mish. Pastaj qitet kripa e piperi dhe kaurdisen për 5 minuta.

Misri hiqet nga doza e kullohet nga uji; bashkë me bizele qiten në tigan, vazhdohet zierja edhe 5 minuta.

Në fund qiten makaronat e zier e të kulluar dhe ajka, përzihen të gjitha mirë dhe në fund gjellës i jepet shija sipas dëshirës.

COMMENTS