Mish pule dhe perime në shtizë

Mish pule dhe perime në shtizë

Speca të mbushur për një drekë të mrekullueshme
File peshku me salcë limoni

Përbërësit:

400 gr. fileto pule
100 gr. salsiçe pule me djathë
160 gr. speca të freskët, me ngjyra të ndryshme
150 gr. kunguj
8 domate të vogla
vaj ulliri, kripë
piper i bluar

Përgatitja:

Fileton e pulës, specat dhe kungujt i pastrojmë dhe i presim në kocka. Salsiçen e presim në copa të gjata prej 2cm.

Vajin e ullirit, kripën dhe piperin i përziejmë në marinadë. Me këtë marinadë, lyejmë mishin.

Në shtizë, mishin e pulës, salsiçet, specat, domatet dhe kungujt i vendosim njërën pas tjetrës.

Shtizën e përgatitur në këtë mënyrë e pjekim në pllakën e nxehtë për skarë, përafërsisht për 10 minuta.

Gjatë pjekjes, mishin e lyejmë disa herë me marinadën e mbetur.

Shtizën e përgatitur e pjekim mirë në të gjitha anët dhe e shërbejmë me sallatë, apo si pjatë të dytë, sipas dëshirës.

COMMENTS