Miratohet projekt buxheti për vitin 2018

Miratohet projekt buxheti për vitin 2018

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët miratoi Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës
për vitin 2018.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit duke vlerësuar se buxheti është i sigurt dhe i bazuar në të dhëna reale i cili mundëson zhvillim ekonomik.

Ai tha se draft buxheti është në harmoni më FMN-në.

‘Buxheti për vitin 2018 do të jete 2 miliardë e 82 milionë euro. Ky buxhet parasheh rritje te pagave për sektorin publik nga janari i vitit 2018’, tha Hamza.

Ministri Hamza ka thënë se 10.3 përqind ka rritje për shpenzime kapitale dhe se projektet më të rëndësishme që planifikohen të përfshihen janë autostrada Prishtinë-Shkup, Prishtinë-Mitrovicë dhe autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

COMMENTS