Miratohet nga PE propozimi për liberalizim të vizave për Kosovën

Miratohet nga PE propozimi për liberalizim të vizave për Kosovën

Lutfi Haziri: Mbi 1 milionë euro investime në QKMF-në e re në Gjilan (Foto)
KQZ: Janë 40 mijë komisionerë që kanë nisur të trajtohen për procesin zgjedhor

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Ka qenë Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në PE, e cila përmes një postimi në Twitter ka deklaruar votimin, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm për Prishtinën zyrtare.

Në votimin morën pjesë gjithësej 49 anëtarë të këtij komiteti, të cilët votuan me 36 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenime. Miratimi i propozimit u përshëndet menjëherë nga raportuesja për marëdhëniet me Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila u shpreh se tani Kosova duhet të kryej punën e saj.

Ajo deklaroi se Prishtina duhet të shënojë progres në dy aspekte të cilat janë; si Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi si dhe Progresi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Një ditë më parë, rapotuesja për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e shtyu votimin për këtë çështje deri në shtator, me argumentin se Prishina nuk ka arritur që të shënojë progres në kushtet e vendosura më herët.

Ajo u shpreh se kërkon që Kosova të marrë një votë pozitive në Parlament pasi qytetarët meritojnë që të lëvizin lirisht sa më shpejt të jetë e mundur.

Fajon kërkoi që politikanët të marrin përsipër më shumë përgjegjësi në mënyrë që procesi të kryehet në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme.

Marrëveshja e demarkacionit pritet që shumë shpejt të kalojë për votim në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ratifikimi i saj nuk do të jetë i lehtë në kushtet kur partitë opozitare janë shprehur kundër saj. Miratimi i marrëveshjes kërkon dy të tretat e parlamentit ose thënë ndryshe, një votë pro nga 80 deputetë.

Votat PE

COMMENTS