Miratohet në parim Projektkodi Penal i Kosovës

Miratohet në parim Projektkodi Penal i Kosovës

KQZ nuk certifikon rezultatet për kryetarë të 6 komunave
Kurti: Nuk ec Republika, kur ngec arsimimi

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Penal të Kosovës, i cili para anëtarëve të këtij komisioni e ka prezantuar ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Tahiri tha se ky Projektkod është në harmoni me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, dhe kanë qenë tri parime themelore për të krijuar këtë Kod Penal.

Ai tha se më këtë dokument po i japin Kosovës një fuqizim për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

‘Në rastin konkret, ky projektkod mbulon dënimet që ndërlidhen me korrupsion për luftuar dhe parandaluar korrupsionin, si dhe krimin e organizuar. Ky Kod përveç që përmbush kërkesat e BE, është edhe kriter për liberalizimin e vizave’, theksoi Tahiri. Sipas tij, ky projketkod duhet të bëhet në kohën më të shpejtë, deri në fund të qershorit. Ai tha se është e nevojshme ndoshta krijimi i një Gjykate Speciale, për lëndë të cilat dalin nga Prokuroria Speciale.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektkodit, kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu e ka pyetur ministrin Tahiri nëse ky projektkod është kusht për liberalizimin e vizave.

‘Edhe nëse hyn në fuqi Ky Projektkod prapë do të ketë korrupsion, sepse pa u bërë ligji Antimafia nuk ndalet krimi i organizuar’, ka thënë deputetja Haxhiu.

Hajdar Beqa anëtar i Komisionit duke vlerësuar si pozitive parashkrimin e veprave, ka kërkuar një dinamikë më të madhe për zgjidhjen e lëndëve nga gjykatat. Anëtari i Komisionit nga Nisma Bilall Sherifi tha se këto ndryshime janë shumë për një kohë kaq të shkurtër kohore. Mirëpo, edhe Sherifi kërkojë të dijë nëse i njëjti është kusht për liberalizimin e vizave. Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se mungon një analizë e brendshme e krejt tekstit, në aspektin gjuhësor. Ai propozoi që të rishikohet me shumë kujdes ky Projektkod.

COMMENTS