Miratohet fleta e votimit, opozita mbetet jashtë zgjedhjeve

Opozita në Shqipëri zyrtarisht ka mbetur jashtë zgjedhjeve që do të mbahen më 18 qershor, pasi sot është miratuar fleta e votimit me partitë që do të

Opozita në Shqipëri zyrtarisht ka mbetur jashtë zgjedhjeve që do të mbahen më 18 qershor, pasi sot është miratuar fleta e votimit me partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Opozita shqiptare e prirë nga Partia Demokratike, ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të afatit të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë, miratoi përbërjen e fletës së votimit, në vetëm një faqe. Në fletën e votimit, në renditjen e partive të regjistruara për zgjedhjet e ardhshme, PS renditet e fundit, numri 15 dhe me numrin 14 sipas shortit është LSI. Lista kryesohet nga Fryma e Re Demokratike, për të vijuar më pas me partitë e tjera të regjistruara.

Për 3 anëtarë të KQZ, votimi për fletën e votimit është në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor, pasi shkel të drejtën e secilës prej 15 partive të regjistruara të bëjnë ankimim në Kolegj Zgjedhor.

Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ lajmëroi se vendimmarrjen e sotme do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, sepse sipas tij, ky institucion po paracakton fatin e zgjedhjeve./KP/

COMMENTS