Miqtë e Bieber në panik: Rrahja poshtëruese mund ta lërë me pasoja! (Video)

‘Adelina nuk është divë’, befason këngëtarja kosovare (Video)
Rihanna me shumë stil në kopertinat e Dazzed (Foto)

Situata sa vjen e bëhet më serioze për Justin Bieber, ose të paktën kjo është ajo që rrethi i tij i ngushtë i miqve mendon.
Bieber është rrahur dje në mënyrë poshtëruese në Klivlend, dhe ky është vetëm incidenti i fundit në radhë për artistin kanadez. Dje ai u përfshi në një zënkë, për të cilën agresori i vetëdeklaruar i Bieber kishte rrëfyer se mund të shmangej shumë lehtësisht nga këngëtari 22 vjeçar sikur ky i fundit të kishte nënshkruar dy autografe.

Burime pranë Bieber bëjnë me dije se gjendja e tij mendore sa vjen e përkeqësohet si pasojë e stresit të vazhdueshëm që i ushtrojnë mediat gjatë gjithë kohës. Këto burime shtojnë gjithashtu se janë të shqetësuar mos situata e fundit do të jeta pika që derdh kupën dhe do ta çojë atë drejt depresionit. Të shpresojmë që të mos përfundojë sërish duke ecur zbathur rrugëve.

COMMENTS