Miqësi e pazakontë mes maces dhe kalit (Foto)

Edhe pse dallojnë shumë në përmasat e tyre, macja Sappy dhe kali Dakota kanë krijuar një nga lidhjet më të pazakonta në mbretërinë e kafshëve.

Dyshja është e pandashme nga njëra tjetra dhe kalon orë të tëra duke u përkëdhelur – madje flenë bashkë në fermën e tyre në Fairfield në Illinois.

Sappy e nisi këtë miqësi të veçantë kur ishte vetëm një kotele dhe Dakota sillej si një baba për të, shpjegon pronarja.

‘Kur Sappy ishte një kotele e vogël, mund të them se ata kishin një lidhje të ngushtë pasi ajo nuk i kushtonte kurrë rëndësi kuajve të tjerë’ – shprehet Denice Kinney për Daily Mail.

Kali & Maca

Kali & Maca 1

Kali & Maca 3

Kali & Maca 4

COMMENTS