Ministria e Kulturës nderon me çmime Hysajn dhe Kajtazin

Ministria e Kulturës nderon me çmime Hysajn dhe Kajtazin

Rikthehet ‘Matrix’ (Video)
Filmi që theu rekord në Golden Globe (Video)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë çmimin kombëtar për vepër jetësore regjisorit Fadil Hysaj, ndërkaq çmimi vjetor për shfaqjen më të mirë është ndarë për shfaqjen ‘Eshtrat që vijnë vonë’, me tekst të Teki Dervishit.

Çmimi vjetor për regjinë më të mirë për vitin 2016 i është ndarë regjisores Sevdije Ajeti me shfaqjen meti. Kurse, çmimi për aktorin më të mirë i është ndarë balerinit, Sinan Kajtazi.

E çmimi vjetor për prezantim më të suksesshëm ndërkombëtar i është ndarë Qendrës Multimedia.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha se të gjithë ata që po i marrin këto çmime, kanë dhënë një kontribut të madh në sferën e artit dhe kulturës.

Gashi: Keni bërë përzgjedhjen më të mirë

‘Është një proces që ka fillu pak më herët, por që nuk është realizuar gjatë këtij viti, dhe e kemi parë të arsyeshme, si ministri me përfundu këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve. Kemi filluar javën e kaluar dhe po e përfundojmë këtë javë, për shkak se e kemi konsideruar mjaftë të rëndësishëm kontributin që e keni dhënë të gjithë, e veçanërisht ata që sot po i marrin çmimet dhe ata që i kanë marrë tutje. Një falënderim të veçantë komisionit vlerësues. Besoj që keni pas vështirësi në përzgjedhje, për shkak të shumë të tjerëve që e kanë merituar. Por besoj që e keni bërë përzgjedhjen më të mirë dhe të duhur, për të cilën ministria nuk dyshon aspak’, tha ai.

E regjisori Fadil Hysa, i cili mori çmimin kombëtar për vepër jetësore, tha se këtë çmim ia dedikon qindra personazheve të cilët nuk gjinden më. Ndërsa tha se do të ishte shumë i lumtur, nëse do t’i ofrohej edhe një mundësi për t’u kthyer dhe punuar në teatër.

Hysaj: Këtë çmim ia dedikoj qindra personazheve

‘Këtë çmim sot unë ia dedikoj së pari atyre personazheve që janë me qindra dhe të cilët mjerisht nuk gjinden më në skenë. Teatri nuk i ka pasur mundësit, kushtet që me iu siguru jetëgjatësi më shumë se një sezon, fals teatrori pas luftës, në periudha të mëhershme shfaqjet kanë jetu me vite me decenie, por ka ndodh diçka e çuditshme që është huazuar nga këto shfaqjet sezonale dhe shfaqjet kanë jetuar një vjet dhe kjo vazhdon ende mjerisht. Njëfarë mënyre në mënyrë arbitrare iu shkurtohet jeta personazheve, sepse aktorët s’kanë mundësi me vazhdu kontratën dhe një vjet… Janë qindra personazhe që nuk ekzistojnë më dhe kërkojnë rikthimin e tyre. Unë kisha qenë shumë i lumtur nëse do të më ofrohej edhe një rast me punu në teatër, ta kthejmë një nga shfaqjet e mia të hershme që është quajtur ” Shfaqja e Fundit” dhe të jetë vërtetë e fundit’, tha ai.

E regjisorja Sevdije Ajeti, tha se e rëndësishme për të është që çmimi për regjinë më të mirë po i ndahet një femre.

Ajeti: E rëndësishme që ky çmim po i ndahet një femre

‘Është shumë i rëndësishme vlerësimi i këtij çmimi, si regjisorja më e mire e vitit. Me të vërtetë është e dhimbshme kur një artist mundohet të krijojë diçka vlera, cilësi dhe mos të shpërblehet. Kjo është një ndjenjë e veçantë…E rëndësishme është sepse ky çmim po ndahet për një femër, e cila jo rrallë herë anashkalohet. Kishte me qenë mire t’iu ipet rast dhe femrave sepse kemi femra të suksesshme të cilat e kanë dëshmuar vetën brenda dhe jashtë vendit’, tha ajo.

COMMENTS