Ministri i Drejtësis uron ditën e Kushtetutës

Ministri i Drejtësis uron ditën e Kushtetutës

Kryeministri dëshiron që Gjermania të bëhet investitori më i madh në Kosovë
Flet shoku i ngushtë i aktorit Art Kurti që vdiq sot

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se Kushtetuta e Kosovës sot përmbushë një dekadë të tërë prej se është miratuar duke përcaktuar kështu të ardhmen demokratike të shoqërisë sonë.

Tahiri ndër të tjerash ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik, politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës sot përmbushë një dekadë të tërë prej se është miratuar duke përcaktuar kështu të ardhmen demokratike dhe prosperuese të shoqërisë tonë. Sot para një dekade, kjo Kushtetutë, materializoi shtetin sovran të Kosovës, vendosi bazat për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve të saj dhe përcaktoi parimet më të larta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Kushtetuta e Kosovës nuk përfaqëson vetëm aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë që nga trajektorja historike e luftës për pavarësi e deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe tek e ardhmja e Republikës së Kosovës, si shtet paqedashës, i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe i përcaktuar për zhvillim demokratik e ligjor që garanton të drejtën dhe barazinë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim.
Urime Dita e Kushtetutës!

COMMENTS