Ministri i Brendshëm Gashi takon Apostolovën, zotohet për luftim të korrupsionit

Ministri i Brendshëm Gashi takon Apostolovën, zotohet për luftim të korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas kumtesës dërguar mediave, Gashi i ka shprehur Apostolovës përkushtimin e Ministrisë që ai drejton, për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.

Apostolova tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

COMMENTS